Berat, vëllai vret vëllain me sëpatë
Vëllai vret vëllain. Ngjarja ka
ndodhur në fshatin Voko
polë të Beratit, ku një 30-
vjeçar nga humbur jetën, pasi
është qëlluar me sëpatë nga vëllai
i tij. Durim Gorani nga fshati Vokopolë,
rreth 50 km larg qytetit të
Beratit, gjeti vdekjen dje në spitalin
e qytetit dje në mesditë.
Burime nga vendi i ngjarjes
treguan se vrasja ndodhi rreth
orës 11:00 të ditës së djeshme, pas
një grindjeje mes dy vëllezërve, të
cilët ndodheshin vetëm në shtëpi.
Të parët që janë njohur me
krimin kanë qenë banorët e shtëpive
të afërta, ndërsa më pas
janë njoftuar edhe prindërit e dy
djemve. Këta të fundit mësohet të
kenë gjetur pa ndjenja djalin e
madh, Durimin, ndërkohë që djali
tjetër, Kastrioti 26 vjeç, ishte larguar.
Familjarët kanë nisur menjëherë
djalin e plagosur për në
spitalin e Beratit. Burime nga reparti
i kirurgjisë pranë këtij spitali
bëjnë me dije se pacienti është
paraqitur në gjendje tepër të
rëndë, si pasojë e një plage të
thellë në qafë. Mjekët janë munduar
ta ndihmojnë, por gjithçka
ka rezultuar e kotë. Sipas
mjekëve, ai ka ndërruar jetë për
shkak të hemorragjisë.
Forcat e policisë kanë mbërritur
pa vonesë në fshatin e largët Vokopolë
ku kanë nisur menjëherë hetimet
rreth kësaj ngjarjeje të rëndë.
Nga dëshmitë e para të banorëve
të fshatit dhe familjarëve të viktimës
dhe vrasësit, ekspertët e
policisë kanë mësuar se autor i
kësaj ngjarjeje ka qenë Kastriot
Gorani, 26 vjeç.
Ky i fundit mësohet se ishte larguar
me shpejtësi nga banesa
menjëherë pasi kishte qëlluar me
sëpatë vëllain. Ai është rrethuar
nga uniformat blu në dalje të fshatit.
Dëshmitarë okularë thanë se
sapo ka vënë re policët, 26-vjeçari
ka qëlluar veten me një thikë që
mbante me vete. Ai ka rënë në tokë
pa ndjenja dhe është shoqëruar
menjëherë nga forcat e policisë për
në spitalin e qytetit të Beratit. Sipas
mjekëve, ai kishte një prerje
thike në afërsi të barkut, por nuk
ishte në rrezik për jetën.
Policia e Beratit tha se ngjarja
ka ndodhur për shkak të paqëndrueshmërisë
mendore të autorit.
Ky i fundit mësohet se ka pasur dhe
më parë konflikte me familjarët e
tij.
Madje, sipas një burimi të policisë
së Beratit, Kastriot Gorani ishte
shoqëruar njëherë në komisariat,
për shkak të grindjeve me familjarët
e tij dhe banorët e fshatit.
Mësohet, gjithashtu, se rreth
një vit më parë, 26-vjeçari ishte
çuar nga policia në spitalin psikiatrik
të Vlorës. Por, megjithëse
shfaqte rrezikshmëri, ai kishte
dalë nga spitali dhe ishte kthyer
sërish në fshat. Në muajin maj të
vitit të kaluar, Kastriot Gorani mësohet
të ketë pasur një grindje
edhe më kryeplakun e fshatit
Vokopolë, të cilin e kishte kërcënuar
me jetën.