Koçi: Rama, makijazh i politikës së vjetër
Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi, mendon se kryetari Rama nuk po prezanton kurrfarë politike të re. Sipas tij, ai mbetet edhe pas 10 vitesh qeverisjeje dhe tenderësh pa fund, një makijazh i politikës së vjetër. "Kryeministrin e ‘politikes së re‘ e emëron i njëjti person që ka emëruar kryeministrat në vitet 2001 e 2002, veçse kësaj radhe ka dalë hapur, nëpër ekrane televizive", theksoi Koçi. Duke sqaruar se Kryeministrin e ‘politikës së re‘ e emëron politika e vjetër. "Dialogu i Ramës me Ramën nuk po sjell asgjë të re në strukturimin e zgjerimit të demokracisë në PS dhe as në kohezionin e së majtës", u shpreh Koçi. Ndërsa, argumentoi se Rama, ashtu si Berisha, vërtet punon shumë, por është e pafalshme për PS-në që kryetari i saj është njëlloj agresiv dhe i egër ndaj mendimit ndryshe ashtu si Berisha.