E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet emigranti dezertor

Policia kufitare e Kakavijës ka ndaluar në orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme, një 27-vjeçar, i cili ishte dënuar nga drejtësia shqiptare me 6 muaj heqje lirie, për veprën penale të dezertimit nga ushtria. Burime zyrtare nga pika e kalimit kufitar të Kakavijës, thanë se rreth orës 06:30, policia e Kakavijës, ka shoqëruar për në dhomat e paraburgimit të Komisariatit të Gjirokastrës, 27-vjeçarin Blerim Mëziu, lindur dhe banues në fshatin Muhër të rrethit të Dibrës. Sipas burimeve policore, i riu po kthehej nga Greqia dhe gjatë kryerjes së procedurave ligjore për të hyrë në Shqipëri, ka rezultuar person në kërkim nga sistemin TIMS. I njëjti burim ka pohuar se ky shtetas, 8 muaj më parë ishte dënuar nga Gjykata Ushtarake e Tiranës, me 6 muaj burg, për veprën penale të dezertimit nga ushtria, parashikuar nga neni 33/1 i Kodit Penal.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›