E Diel, 1 Nëntor 2026

Përplaset furgoni, plagosen pasagjerët

Një aksident automobilistik i ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së të shtunës ka shkaktuar disa të plagosur. Burimet zyrtare të policisë së Fierit bëjnë të ditur se kanë arrestuar 52-vjeçarin Halim Fetau, i cili konsiderohet shkaktar i aksidentit. Fetau drejtonte një furgon taksi me targë VL474A dhe për shkak të pakujdesisë është përplasur me karrocerinë e një kamioni tip "Man", me targa të Vlorës. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:00 në aksin nacional Fier-Vlorë në afërsi të fshatit Ferras. Burimet policore sqarojnë se në furgon udhëtonin 6 pasagjerë. Për pasojë, vetë shoferi Fetau dhe pasagjeri që ndodhej në sediljen e parë të furgonit Artan Shkurti, 37 vjeç janë plagosur shumë rëndë. Gjithashtu, burimet policore sqarojnë se plagë më të lehta kanë marrë edhe tre pasagjerë të tjerë. Pasagjeri i plagosur më rëndë është nisur me urgjencë drejt Spitalit Ushtarak të Tiranës, në gjendje kritike për jetën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›