E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, digjet një magazinë te 9-katëshet

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e djeshme në zonën e 9-katësheve në Tiranë, duke shkaktuar disa dëme materiale. Përhapja e flakëve ka qenë shumë e shpejtë, por ndërhyrja e zjarrfikësve ka sjellë lokalizimin e tyre dhe minimizim e dëmit. Burimet policore thanë se zjarri ka rënë rreth orës 19:15 në një magazinë bimësh. Me t‘u njoftuar në vendin e ngjarjes kanë shkuar dy automjete zjarrfikësesh dhe brenda 15 minutave kanë bërë të mundur lokalizimin e tij. Sipas ekspertëve të policisë, zjarri është shkaktuar nga një defekt në rrjetin elektrik, por nuk ka qenë i rrezikshëm për banorët e zonës. Ndërkohë, pas shuarjes së flakëve, policia ka bërë edhe bilancin e dëmeve, i cili nuk ka qenë i madh. Sipas policisë, i vetmi rrezik ishte energjia elektrike, por pas ndërhyrjes së ekspertëve është mundësuar ndërprerja e saj, duke sjellë shuarjen e plotë të flakëve. Pak ditë më parë, zjarri shkaktoi vdekjen e katër anëtarëve të një familjeje kosovare, që banonte në Tiranë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›