E Diel, 1 Nëntor 2026

Përplasje në universitetin e Vlorës, kallëzohet zv/rektorja

Dekania e Fakultetit të Ekonomisë, Arta Musaraj: Denoncova falsifikimet

VLORË- Dekania e fakultetit të Ekonomisë dhe Drejtësisë në universitetin “Ismail Qemali” në Vlorë,Arta Musaraj, ka depozituar dje një kallëzim penal ndaj zv /rektores Pranvera Resulaj. Musaraj pohoi dje se i është drejtuar organit të prokurorisë për të denoncuar një falsifikim të kryer nga numri dy i universitetit të Vlorës. Së bashku me dokumentacionet përkatëse, që siç mësohet janë pjesë e dosjes personale të Resulajt, dekania ka kryer procedurat ligjore pranë sekretarisë së Prokurorisë së Rrethit. Sipas dekanes, shkelje të tjera do të jenë në vijimësi, objekt i denoncimeve. Sipas saj, shkeljet janë të ndryshme, administrative, apo edhe ligjore. Ndërkohëpër çështjen hetimore, vetë Musaraj nuk ka bërë me dije shumë hollësi rreth materialeve të depozituara, por tha se gjithçka është kryer për falcifikim të dokumenteve dhe vënien në përdorim të tyre, ndërkohë që sic është shprehur, objekt ka qenë edhe një notë e falsifikuar. Pasi ka lënë ambientet e prokurorisë, Musaraj ka zhvilluar më pas një konferencë për shtyp. “Po cënohet rëndë integriteti institucional”,- tha Musaraj, duke i bërë këtë fakt me dije opinionit publik si dhe masës së universitarëve. Ndërkohë, një vendim i marre nga rektori Shaskaj për vërejtje me paralajmërim për pushim nga puna për vetë dekanen Musaraj, është denoncuar nga ish- dekani Kreshnik Bellaj. Ky i fundit e ka cilësuar këtë një skandal, i cili sipas tij është ndër shkeljet e radhës së rektorit Shaskaj. Po të tillë e ka vlerësuar vendimin edhe ish- dekani Ilirjan Lipi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›