Malta fillon stervitjen
Kombëtarja malteze ka mbërritur në Tiranë në orët e vona të së dielës.
Rivalët e së mërkurës për përfaqsuesen tonë kanë nxituar të zbarkojnë sa më parë për t’u ambientuar para ndeshjes, jo vetëm me klimën tonë, por edhe me fushën ku do të zhvillohet takimi.
Malta pësoi një humbje të thellë 0-4 përballë Portugalisë të shtunën. Pasditen e djeshm djemtë e drejtuar nga Dushan Fitzel kanë zhvilluar seancën e parë stërvitore në kompleksin Dinamo. Sot në orën e ndeshjes kundërshtarët e kuqezinjve do të zhvillojnë të fundit në Qemal Stafa.
Takimi do drejtohet nga një treshe arbitrash austriakë. Kryesor do të jetë Robert Shoergenhofer, ndërsa asistentë të tij, Breuter e Buk.
Ndërkohë kanë dalë në shitje edhe biletat e ndeshjes. Tribuna A kushton 3000 mijë lekë, ajo D2, 700, ndërsa triubunat D1 e D3, 500 lekë. Një vend në tribunat C dhe E kushton 200 lekë.