E Diel, 1 Nëntor 2026

Aulas: Tani jemi më afër Evropës

Drejtuesit e Olimpikut të Lionit janë të bindur se po i afrohen gjithnjë e më shumë objektivit të tyre, suksesit në arenën ndërkombëtare, ndonëse janë eliminuar nga Mançester Junajtid në 1/16 të finaleve. Presidenti i kampionëve të Francës, Aulas, beson se skuadra e tij ka shkurtuar diferencën me elitën e futbollit evropian. "Ne tani duhet të mendojmë vetëm për një gjë: si të kualifikohemi në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampioneve dhe të tregojmë se kemi shkurtuar diferencën me skuadrat më të mira të Evropës, ashtu siç bëmë me Mançester Junajtid", tha presidenti i Olimpikut të Lionit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›