E Diel, 1 Nëntor 2026

Fenerbaçe, ylli i ri i Evropës

Kualifikimi i Fenerbaçes në çerekfinale përballë Seviljas ka bërë shumë jehonë. Skuadra e Zikos ka siguruar një vend mes gjigandëve të futbollit në kontinent. "Fenerbaçe, ylli i ri i Evropës", shkruante gazeta "Sabah", ndërsa shkrimi shoqërohej me një foto të futbollistëve turq që përgëzonin portierin Volkan Demirel ("gardiani" ka pritur tre penallti duke i dhënë kualifikimin ekipit). Fenerbaçe është skuadra e dytë që arrin deri në çerekfinale të një kupe evropiane, pas Gallatasarait. "Synimi është të ndërtojmë një skuadër të nivelit botëror dhe po përparojmë drejt kësaj", tha presidenti i klubit, Aziz Yildirim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›