E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli, leksione deputetëve: Votoni me gisht

Gati dhjetë minuta në seancën e djeshme parlamentare i ka marrë ora e "leksionit" të dhënë nga Kryetarja Topalli sesi duhet të votojnë deputetët e Kuvendit. Deputetët ende nuk janë përshtatur me sistemin e ri elektronik, i cili u nxjerr mjaft probleme në momentin e procesit të votimit. Pas diskutimit të 60-minutëshit, Kryetarja e Kuvendit ka kërkuar që të hidhet në votim kalendari trejavor i punimeve të Kuvendit, por kjo ka qenë e pamundur për disa minuta, pasi deputetët nuk kanë ditur sesi të votojnë. Kryetarja Topalli u ka kujtuar se nëse ata nuk fusin gishtin në aparaturë, nuk do të mund të votojnë, pasi sistemi nuk i njeh. "Duhet të fusni gishtin e dorës së djathtë", u ka kujtuar Topalli deputetëve, të cilët sërish e kanë pasur të pamundur votimin, ndaj kanë kërkuar ndihmën e ekspertëve elektronikë të Kuvendit. Pas ndërhyrjes së tyre, situata është qartësuar disi dhe kryetarja ka mundur të hedhë në votim kalendarin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›