Autoriteti i Konkurrencës: Po, ka monopole në treg
Autoriteti i Konkurrencës ka
pranuar ekzistencën e mo
nopolit në tregun vendas në
disa sektorë prioritarë të vendit,
duke përfshirë edhe atë të prodhimit
të bukës. Duke e shpjeguar
situatën si një shkallë ekonomie të
përqendruar, kryetarja e Autoritetit,
Lindita Milo, shpjegon për
gazetën "Shqip" hapat që do të
ndiqen deri në marrjen e një vendimi
dhe vështirësinë për të konkluduar
sa më shpejt. Milo pranon
rritjen abuzuese të çmimeve, por
nuk mund të ndërhyjë për ndryshimin
e tyre për aq kohë sa mungon
informacioni i plotë lidhur me
kostot e imputeteve dhe autputeve
për prodhimin e bukës.
Aktualisht shqiptarët po i paguajnë
shtrenjtë artikujt kryesorë të
konsumit, si rezultat i sjelljes së një
tregu monopol për lëndën e parë,
fakt i pranuar nga ministri i Financave.
Cili është gjykimi juaj?
Kemi të bëjmë me një pështjellim
të përgjithshëm të tregut
ndërkombëtar në rritjen e çmimeve.
Por mënyra se si rriten
çmimet në Shqipëri të lë të dyshosh
se nuk është në rritjen
natyrale. Masa dhe sjellja e firmës
për të rritur çmimet është në një
formë të tillë se prapa saj kemi të
bëjmë me sjellje të koordinuara.
Autoriteti i Konkurrencës shprehet
vetëm mbasi vërteton sjelljen
e firmës në treg, duke analizuar të
gjitha hallkat dhe kjo kërkon kohë.
Vet Autoriteti mban përgjegjësi
për vendimet që merr për faktin
se një pjesë e tyre apelohen në
gjykatë dhe eficenca e vendimeve
tona varet pikërisht nëse jemi apo
jo të argumentuar.
Por duhet të theksojmë diçka
se Autoriteti i Konkurrencës nuk
mund të ndikojë në ndryshimin e
çmimit, as teorikisht ose praktikisht.
Autoriteti i Konkurrencës
mundëson që të gjitha palët në
treg të bëjnë një lojë të barabartë
midis tyre dhe përpiqet që mekanizmat
e tregut të funksionojnë
si duhet. Po ashtu Autoriteti e ka
të pamundur fizikisht të ndërhyjë
te çmimet për faktin se i mungon
data-base e lëvizjeve të imputeve
dhe autputeve brenda zinxhirit
ekonomik. Gjithashtu nuk marrim
asnjë lloj informacioni, por
veprojmë mbi bazën disa shenjave
që shfaqen në forma të ndryshme,
duke përdorur dhe lajmet
në media, ku më pas bëjmë analizën
tonë deri në marrjen e vendimit.
Veprimtaria e Autoritetit të
Konkurrencës bazohet mbi ngjarje
që kanë ndodhur. Natyrisht kjo
kërkon kohë të mjaftueshme para
se Komisioni i Autoritetit të marrë
vendimin. Kjo pasi dhe masa e
ndëshkimit për rastet kur vërehen
fiksim të çmimit konsiderohet
tepër e lartë, por mbi të gjitha e
dëmton moralisht subjektin, i cili
nuk ka treguar seriozitet përpara
konsumatorëve.
Megjithatë dua t‘ju sqaroj se
Autoriteti e ka marrë çështjen në
dorë, por do të vendosë pas një
hetimi të hollësishëm të fakteve.
Dëshiroj të shtoj se, ne nuk shprehemi
vetëm për çmimet, por edhe
për sjelljen e firmave në treg.
Pikërisht sjellja e këtyre firmave
ka…
…mund të kenë sjellë në
mënyrë abuzive rritjen në një
masë të caktuar të çmimeve.
Edhe pse kemi hyrë në muajin
pestë të rritjes graduale të çmimeve,
Autoriteti nuk e ka ende të qartë se
si do të vendosë?
Nuk mund të ndërmarrim veprime
të menjëhershme, nuk
mund të ndërhyjmë në treg. Por
edhe nëse do të merrnim vendim,
rasti konkret për furrat e bukës,
theksoj se vendimet tona kërkojnë
kohë për t‘u zbatuar, për faktin se
gjithnjë apelohen në shkallë të
ndryshme të gjyqësorit, të cilat
zvarriten deri në dy vjet.
Ministria e Financave ka pranuar
ekzistencën e monopoleve të
lindura nga tregu. A e pranoni ju këtë
fakt?
Duhet të kuptojmë se në
ekonomitë e vogla, sikurse është
ekonomia e vendit tonë, vërehen
shkallë të larta të përqendrimit
dhe faktikisht kjo gjë vërtetohet,
madje të integruara në mënyrë
vertikale, d.m.th, importuesit e
grurit dhe ata e miellit. Por ne po
trajtojmë me kujdes faktin nëse
kemi të bëjmë me abuzimin e
sjelljes së koordinuar. Firmat duhet
të konkurrojnë me njëratjetrën,
qoftë edhe për pesë lekë
në mënyrë që të afrosh klientelën.
Por nëse format rakordojnë me
njëra-tjetrën dhe dalin në bllok
me rritje çmimi, kjo është e
dënueshme, për të cilën Autoriteti
po e trajton me kujdes.
Sipas përllogaritjes del se buka
aktualisht ka një kosto më të ulët se
sa deklarojnë prodhuesit. Kush
mban përgjegjësi për këto çmime të
larta që paguajnë shqiptarët?
Ky është një veprim faktorial.
Përgjegjësi për rritjen e çmimeve
në një ekonomi të hapur nuk
mban njeri. Por Autoriteti do të
bëjë punën që i lejon ligji, duke
ndëshkuar spekulantët, nëse rezulton
vërtet e tillë, me gjobë minimalisht
me fitimin e padrejtë.
Megjithatë, shtoj se vërehen rritje
abuzuese të çmimeve.
Më thoni ndryshimin mes rastit
të Fierit ku ju gjobitët furrat e bukës,
me situatën ku ndodhet sot, po
themi Tirana?
Jo, jo edhe në Tiranë do të ketë
ndërhyrje, pas studimit që po kryen
Autoriteti. Me ndryshim nga
Fieri, po studion tregjet e ndërmjetme,
pra ato të shumicës dhe
pakicës duke ndjekur të gjitha hapat,
nga importi në doganë, e këtej
në nxjerrjen e produktit përfundimtar.
Në Fier u morëm me
prodhuesit e bukës, sepse ata
kishin marrëveshje të mirëfilltë,
madje duke paralajmëruar në
media me kryetarin e shoqatës, i
cili ishte nxitësi kryesor për rritjen
e çmimit.
E njëjta gjë ka ndodhur edhe me
Tiranën...
Pikërisht, deklarata e kreut të
Shoqatës së Prodhuesve për Tiranën
është marrë si provë për
vijimin e hetimeve.