E Diel, 1 Nëntor 2026

PS: Qeveria synon kontroll mbi ERT-në

Partia Socialiste akuzon
qeverinë se po kërkon kontroll
mbi sektorin e telekomunikacionit
me qëllim korrupsionin
politik dhe financiar. Kryetari
i Komisionit të Ligjeve të Asamblesë
Kombëtare, Ylli Manjani,
deklaroi dje se qeveria me një
akt të paprecedentë për normalitetin
administrativ të shtetit,
vendosi të shkarkojë të gjithë
anëtarët e Entit Rregullator të
Telekomunikacionit. Sipas tij,
vendimi i qeverisë i hartuar me
një stil komunist, i shkarkon
anëtarët e entit për "mos ushtrim
përgjegjësie", duke krijuar
kështu një vakum në Autoritetin
Mbikëqyrës të sektorit të
telekomunikacioneve. "Me këtë
akt, qeveria rrëmbeu tashmë
edhe formalisht kompetencat e
një institucioni publik jo në
varësinë e qeverisë. Ky vendim
i qeverisë është i paligjshëm",
konstatoi Manjani. Ai argumentoi
se mbyllja e ciklit të administrimit
të këtij sektori brenda
pushtetit krijon të gjithë terrenin
e nevojshëm për korrupsion
politik dhe financiar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›