Avokatët, lëvizje e re për reformën në drejtësi
Reforma në drejtësi duket se ka provokuar një stinë lëvizjesh dhe organizimesh të shumta midis aktorëve të sistemit të drejtësisë. Pas dy shoqatave të gjyqtarëve, të krijuari rishtaz gjatë muajit të fundit, dje në Tiranë është promovuar një lëvizje e një grupi avokatësh, të cilët kanë deklaruar se duan të japin mendimet e tyre të organizuara lidhur me reformën në drejtësi. "Kjo reformë nuk është vetëm e politikës, madje politika duhet të flasë e fundit", kanë thënë përfaqësuesit e Lëvizjes së Avokatëve për Reformën në Drejtësi (LARD), të cilët nuk kanë lënë pa shigjetuar edhe Dhomën e Avokatisë për apati lidhur me pjesëmarrjen në procesin e reformës. "Reforma duhet të përfshijë në radhë të parë sistemin gjyqësor, organin e akuzës, institucionin e avokatisë, Policinë e Shtetit, auditet e ndryshme dhe Kontrollin e Lartë të Shtetit", tha avokat Idajet Beqiri, nismëtar i LARD.