E Diel, 1 Nëntor 2026

Përjashtohet kandidati i pavarur: Vendimi ishte politik

Nisin përplasjet e para mes kandidatëve për zgjedhjet e 24 shkurtit në Paskuqan. Vetëm 15 ditë përpara se të zhvillohen zgjedhjet në Komunën e Paskuqanit, përjashtohet nga gara kandidati i pavarur. Kolegji Zgjedhor i Gjykatës së Apelit ka rrëzuar kërkesën e kandidatit Fatmir Kurti përballë asaj të kandidatit të Partisë Demokratike, Fatos Rexha. Kandidati i PD-së ka akuzuar rivalin e tij se në depozitimin e listës së zgjedhësve që mbështesin kandidatin e pavarur janë emra që nuk figurojnë me zgjedhësit në këtë zonë. Kandidati i pavarur, Fatmir Kurti, e ka cilësuar vendimin e Kolegjit Zgjedhor për lënien e tij jashtë nga gara si vendim politik, duke akuzuar drejtpërdrejt kandidatin e Partisë Demokratike. Zgjedhjet në Paskuqan do të zhvillohen pas dy javësh, ndërkohë që kandidatët kanë nisur tashmë fushatën e tyre. Për koalicionin e majtë kandidon Gjin Prengaj, ndërsa për Partinë Demokratike Fatos Rexha. Në 24 shkurt do të votohet vetëm për këta dy kandidatë, pasi Kolegji Zgjedhor nuk ka marrë parasysh kërkesë padinë e kandidatit të pavarur, duke i hequr të drejtën atij të marrë pjesë në zgjedhje. KQZ ka pranuar kërkesën ankimore të Fatos Rexhës dhe çregjistrimin e kandidatit të pavarur për kryetar në Komunën Paskuqan, Fatmir Kurti. Kundër këtij vendimi, kandidati i çregjistruar ka pasur të drejtë të bëjë ankimet e tij në Kolegjin Zgjedhor, pranë Gjykatës së Apelit, Tiranë, brenda pesë ditëve nga shpallja e tij. Po dje Kolegji Zgjedhor i dha të drejtë kandidatit të PD-së duke çregjistruar kandidatin e pavarur. Pas 15 ditësh në Komunën Paskuqan, sipas dekretit të Presidentit të vendit zhvillohen zgjedhjet për kreun e ri të komunës. Zhvillimi i zgjedhjeve të reja në këtë komunë, një vit pas zgjedhjeve vendore në rang republike, vjen pas humbjes së jetës së kryetarit të komunës, që i fitoi këto zgjedhje më 18 shkurt të vitit 2007.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›