E Diel, 1 Nëntor 2026

Opozita kundër ministrit Xhuveli për ndotjen në Tiranë

Opozita ripërsërit shqetësimin e saj për mungesën e strategjive për një mjedis të pastër në Shqipëri. Sekretari për Mjedisin në Partinë Socialiste, Besnik Baraj, deklaroi se PS kërkon ndryshime radikale të politikave qeverisëse mjedisore. "Ajo që ne ofrojmë është pasqyrimi real i gjendjes, transparenca, gjithëpërfshirja e ekspertëve pa dallim politik, sensibilizimi i të gjithë faktorëve socialë me devizën se ne kemi një vend të bukur, me shumë kapacitete natyrore, por deri tani vetëm i jemi borxhlinj", tha Baraj. Në këtë drejtim ai u shpreh se "është bërë shumë pak për të pasur një zhvillim të qëndrueshëm, ndërkohë që po jepen licenca mjedisore në kurriz të shëndetit të banorëve, për aktivitete që dëmtojnë mjedisin, shëndetin e kapacitetet turistike dhe ekonomike të këtij vendi".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›