E Diel, 1 Nëntor 2026

BDI: Vendimi do të rrisë kontrabandën e trafiqet

Bashkimi Demokratik për Integrim, që drejtohet nga Ali Ahmeri, e cila ndodhet në opozitë me qeverinë ka reaguar e shqetësuar pas vendimit të Shkupit për vendosjen e regjimit të vizave me Shqipërinë. BDI-ja thekson se ky vendim do të nxisë dhe stimulojë kalimet ilegale të kufijve. "Hapur shihet tendenca dhe standardet e dyfishta që i aplikon qeveria për vende të ndryshme", theksuan zyrtaret e kësaj partie. BDI-ja vlerëson se ky vendim është i gabueshëm në kohën kur të gjitha vendet e rajonit angazhohen për fqinjësi të mirë, për bashkimin e kapaciteteve për t‘u integruar në strukturat euroatlantike. "Në kohën që vendet e Ballkanit Perëndimor janë anëtare të CEFTA-s dhe kur bashkë me Shqipërinë dhe Kroacinë jemi anëtare të Kartës së Adriatikut dhe bashkërisht presim ftesën për anëtarësim në NATO, qeverisë së Maqedonisë i shkon ndër mend të vendosë viza për vendet fqinje", deklaroi një zyrtar i Bashkimit Demokratik për Integrim. Edhe më brengosës është fakti se paralajmërimet e qeverisë janë që pas pavarësimit të Kosovës regjimi i vizave do të aplikohet edhe me këtë vend. BDI-ja thekson se ky vendim do të nxisë dhe stimulojë kalimet ilegale të kufijve dhe njëkohësisht nuk është mekanizëm për parandalimin e kontrabandës. "Apelojmë deri te qeveritë e dy vendeve që sa më shpejt të fillojnë bisedimet dhe të gjejnë zgjidhje për këtë problem, sepse pasojat do të jenë të shumëfishta si për lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe mallrave, ashtu edhe për ekonomit e dy vendeve tona.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›