E Diel, 1 Nëntor 2026

Gruevski- Thaçi: Vendimi shtyhet në mars

Dy aleatët e koalicionit qeveritar në Maqedoni, Kryeministri Nikolla Gruevski dhe kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi, kanë zhvilluar një takim për vizat, ku kanë rënë dakord për shtyrjen e hyrjes në fuqi të vendimit. Kryeministri Nikolla Gruevski dhe kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, në një takim të përbashkët janë pajtuar për shtyrjen e rivendosjes së regjimit të vizave për shtetasit shqiptar. Takimi ka pasuar pas reagimeve të vazhdueshme që kanë ardhur pas propozimit të ri të Ministrisë së Jashtme për aplikimin e regjimit të ri të vizave për shtetasit shqiptarë, që sipas kësaj ministrie thuhej se masat janë pjesë e procesit që Maqedonia ndjek për harmonizimin e standardeve të BE-së. Po ashtu konfirmohet se kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Lulzim Basha, të cilin siç thuhet e ka siguruar për zgjidhjen e çështjes së vizave për shtetasit shqiptarë dhe heqjen e procedurave, deri në gjetjen e zgjidhjeve të reja për çështjen e vizave mes këtyre dy vendeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›