E Diel, 1 Nëntor 2026

Trafikoi "Shakirën", 16 vjet burg

Është shpallur fajtor për trafikimin e më shumë se tre femrave dhe është dënuar me 16 vjet burg dhe 6 milionë lekë gjobë. Gjykata e Krimeve të Rënda në kryeqytet ka shpallur dje vendimin përfundimtar për të pandehurin Jani Tafa, i cili është bërë i njohur për shkak të përfshirjes në procesin e tij të disa femrave që pretendojnë se janë këngëtare dhe që mbajnë emra këngëtaresh të njohura. "Shakira" dhe "Madona" janë emrat e artit që kishin zgjedhur dy vajzat më të përfolura në këtë proces, e para si e trafikuar dhe e dyta si bashkëpunëtore në trafikim. Gjykata ka miratuar kështu kërkesën e bërë nga prokurori i çështjes për dënimin e Tafës, i cili u akuzua për shfrytëzimin e të paktën tri femrave në Itali. Vetë i pandehuri Tafa, gjatë gjithë procesit gjyqësor nuk e ka pranuar akuzën, duke pretenduar se është i pafajshëm, por kjo duket se nuk ka mjaftuar. Atij tashmë do t‘i duhet të vuajë 16 vjet pas hekurave të burgut.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›