E Diel, 1 Nëntor 2026

BE-Shqipëri, negociata për vizat

Shqipëria ka hapur negociatat me BE për liberalizmin e vizave. Zëvendëspresidenti i KE-së, Franko Fratini, ka deklaruar se nëse shqiptarët ecin në këtë rrugë për realizmin e reformave, liberalizimi i vizave për ta nuk do të jetë i largët e kjo mund të ndodhë brenda 2009. Nga ana tjetër, Kryeministri Berisha ka premtuar pajisjen e shqiptarëve me karta identiteti, duke theksuar se "do të plotësojmë të gjitha kushtet e kërkuara nga BE-ja". Hapjen e negociatave me BE-në për liberalizimin e vizave me Shqipërinë, Kryeministri Berisha e ka vlerësuar si një moment historik për shqiptarët. "Ky është një moment historik, sepse në historinë e një njeriu dhe të një kombi, nuk ka asgjë më të rëndësishme sesa historia e lirive të tij. Liria e lëvizjes është një nga liritë më themelore të individit dhe çdo hap drejt saj, sikundër edhe drejt lirive të tjera, është hap drejt një të ardhmeje më të mirë", është shprehur Berisha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›