BSH, del nga qarkullimi 100-lekëshi
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka vendosur dje tërheqjen nga qarkullimi të kartëmonedhës me kurs ligjor të prerjeve 100 lekë të reja. Vendimi prek edhe kartëmonedhën me prerje 200 lekë (vetëm ato që janë me imazhin e Ismail Qemalit). Të dyja vendimet duhet të zbatohen brenda vitit 2008. Sikurse është vënë re, qarkullimi i kartëmonedhës 100-lekëshe është bërë tepër i rrallë kohët e fundit, duke u zëvendësuar me monedhën 100-lekëshe. Por ky vendim rrezikon të humbasë vlerën e monedhës, pasi e njëjta gjë ka ndodhur me monedhat 1 dhe 2 euro.