E Diel, 1 Nëntor 2026

Babai vret pa dashje djalin

Një ngjarje tepër e rëndë ka ndodhur dje në Lushnjë. Flamur Mile, 44 vjeç, baba i tre fëmijëve, teksa ka qenë duke punuar me një mjet të tonazhit të rëndë, ka shtypur djalin e tij 2-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në mesditë, kur Flavio, 2 vjeç, ishte futur nën automjetin vetëshkarkues dhe i ati nuk e kish vënë re kur ka filluar punën. Sipas ekspertëve të spitalit të Lushnjës, fëmija kishte vdekur në vend dhe nuk kishte qenë e mundur dhënia e ndihmës. Ndërkohë, policia ka shoqëruar 44-vjeçarin dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›