Balla: Gërdeci nuk është përfshirë
Kryetari i Komisionit të Jashtëm në PS, deputeti Taulant Balla, duke komentuar raportin e "Transparence International" për nivelin e korrupsionit në vend, tha dje se "Shqipëria është larg standardit minimal të luftës kundër korrupsionit". Sipas tij, "treguesi 5 i tabelës së referencave të arritjeve ndaj luftës kundër korrupsionit është larg treguesit 3.5 ku na pozicion 'Transparence International', duke treguar se jemi larg atij standardi që ne synojmë të shkojmë". Por, sipas tij, në raport ka dhe shumë çështje korruptive që nuk janë prekur, ku ajo që përfshin dhe qeverinë është padyshim tragjedia e Gërdecit. "Sigurisht një problem i vazhdueshëm që konstatohet në këtë raport mbetet korrupsioni tejet i dukshëm në sistemin e drejtësisë. Korrupsioni vazhdon të mbetet një problem i dukshëm edhe për qeverinë dhe në institucionet në varësi të drejtpërdrejtë të saj. Në Shqipëri kanë ndodhur mjaft çështje korruptive, një pjesë e tyre ende të pazbuluara, siç është dhe tragjedia e Gërdecit. Pra, perceptimi i shqiptarëve ndaj korrupsionit vazhdon të jetë i madh, gjë që tregon se kjo qeveri ka dështuar në pikën e vet kryesore me të cilën erdhi në pushtet në vitin 2005, siç ishte lufta ndaj korrupsionit", tha Balla.