Shqipëria përfiton 245.1 milionë euro
Komisioni Evropian miratoi dje direktivat strategjike të asistencës së BE-së për Shqipërinë, si pjesë e Dokumentit Udhëzues i Planifikimit Shumëvjeçar për vitet 2008-2010. Grandi nga buxheti i Komunitetit është 245.1 milionë euro. Pjesa më e madhe e buxhetit i është caktuar mbështetjes së aktiviteteve të Komponentit të I-rë për ndërtimin e institucioneve me 214.7 milionë euro. Ndërsa një pjesë më e vogël do t'i caktohet Komponentit të II-të për aktivitetet e Bashkëpunimit Ndërkufitar, 30.4 milionë euro. Nënkomponenti i parë politik do të fokusohet në reformën e administratës publike, mirëqeverisjen, strukturat e integrimit evropian, kontrollin financiar dhe decentralizimin e fondeve të BE-së, reformën në drejtësi dhe polici, zgjedhjet dhe konsensusin, përfshirjen shoqërore dhe ekonomike të pakicave dhe grupeve të rrezikuara, anti-korrupsionin, median dhe shoqërinë civile.