Ballo me maska te Liverpuli, Xherard vishet si pensionist
Liverpuli ka festuar Krishtlindjet me vonesë, por evenimenti i organizuar dy ditë më parë në lokalin e Xhemi Karrager ka qenë shumë i veçantë, pasi futbollistët janë paraqitur aty të maskuar me kostume. Çudia e mbrëmjes ka qenë kur para të gjithëve është shfaqur një pensionist 60-vjeçar mbi një motor për invalidë. Vetëm pas disa minutash është mësuar se lojtari që fshihej nën maskë ishte kapiteni Stiven Xherard, që ka fituar edhe çmimin për maskimin më të mirë, pasi për trukun e tij kishte punuar një staf i mirëfilltë kinematografik. Piter Krauç ka marrë pjesë në mbrëmje i veshur si pinguin, ndërsa Xhermein Penant si një lepurush. Xhon Arne Rise ishte maskuar si Batman, ndërsa Sisoko si personazhi televiziv Ali G. Të vetmit që nuk u shfaqën të maskuar në këtë eveniment ishin Fernando Torres, Josi Benajun dhe Alvaro Arbeloa, ndërsa trajneri Benitez preferoi të mos festonte me lojtarët e tij.