MekKlaren: Bekam e meriton Anglinë
Ish-trajneri i Anglisë, Stiv MekKlaren, beson se Devid Bekam duhet të ketë shansin të aktivizohet me këtë përfaqësuese për herën e 100-të, që në takimin e 6 shkurtit kundër Zvicrës. Ndonëse fillimisht raporti mes trajnerit dhe mesfushorit nuk ishte nga më të mirët, MekKlaren e grumbulloi në ndeshjet e fundit futbollistin që aktivizohet në kampionatin amerikan. "Sinqerisht shpresoj që ai të aktivizohet për herën e 100-të me kombëtaren. Ai e meriton një gjë të tillë, pasi ka punuar shumë. Ai do ta kishte arritur prej kohësh këtë shifër, por u pengua nga dëmtimet. Kjo është një miqësore dhe trajneri e njeh mirë lojtarin. Besoj se i gjithë kombi dëshiron ta shohë atë në fushë", u shpreh ish-trajneri i "Tre luanëve". Sipas tij, futbollisti është kthyer në formën më të mirë dhe ky do të jetë një avantazh i padiskutueshëm si për kombëtaren, ashtu edhe për kampionatin amerikan. "Bekam mori famë në SHBA për jetën jashtë fushe, por tani është kthyer në formën më të mirë ndaj mund të cilësohet si një blerje e re".