Kuman siguron firmën e Hedviges Maduro
Ronald Kuman ka arritur të sigurojë përforcimin e parë të merkatos së janarit për Valencian, duke firmosur me mesfushorin 22-vjeçar holandez, Hedviges Maduro. Futbollisti ishte në mbyllje të kontratës me Ajaksin dhe për këtë arsye, transferimi ka qenë i thjeshtë, për një shumë jo të lartë, e cila gjithsesi nuk është bërë ende publike nga palët. Maduro ka qenë nën vëzhgimin e shumë skuadrave gjatë viteve të fundit, ku interes më të madh për të kanë shfaqur Interi dhe Fiorentina. Por Kuman e njeh shumë mirë futbollistin që e ka afruar vetë tek Ajaksi, ndaj e ka pasur më të lehtë të sigurojë shërbimet e tij.