Blater: Të ndryshojë Kupa e Afrikës
Presidenti i FIFA-s, Josep Blater, u ka bërë dje thirrje organizatorëve të Kupës së Afrikës të ndryshojnë datën e zhvillimit të saj, duke e zhvendosur aktivitetin në verë. Në këtë mënyrë, ai dëshiron që të zgjidhë mosmarrëveshjet me klubet evropiane, të cilat nuk kanë në dispozicion futbollistët gjatë janarit dhe shkurtit, sipas formatit aktual. "E di që është një traditë, por të gjithë duhet të kemi kurajën të ndryshojmë kalendarin e aktiviteteve ndërkombëtare. I kemi vënë si qëllim vetes që deri në vitin 2016, kur kalendari t‘i përshtatet të gjitha palëve dhe të mos ketë përplasje", u shpreh Blater.