E Diel, 1 Nëntor 2026

Banda e Durrësit, avokatët akuzojnë prokurorinë

Dëshmia e Adriatik Colit e publikuar nga një e përditshme shqiptare, është bërë objekt debatesh dhe akuzash në procesin ndaj të akuzuarve si anëtarë të Bandës së Durrësit. Avokatët mbrojtës, qysh në fillim të seancës, kanë akuzuar prokurorinë se është ajo burimi i nxjerrjes së materialit voluminoz, ndërsa këta të fundit kanë hedhur poshtë akuzat, duke i mohuar kategorikisht ato. Ndërkaq, trupi gjykues ka marrë vendim që të ndalojë vazhdimin e publikimit të kësaj dosjeje në gazetë, vendim i cili i është dërguar po dje të përditshmes në fjalë, por që sipas gjykatës është i ankimueshëm në shkallët e tjera të gjyqësorit. Ndërkaq, avokati Detar Hysi ka ripërsëritur kërkesën e tij për përjashtimin e kryetarit të trupit gjykues, pasi, sipas tij, ai e ka paragjykuar çështjen që në fillim të saj dhe nuk mund të japë drejtësi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›