E Diel, 1 Nëntor 2026

Edhe futbolli në zi,një minutë heshtje në fusha

Edhe futbolli është tronditur nga tragjedia e ndodhur në liqenin e Farkës. Pasi kanë shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjarët e viktimave, zyra e shtypit në Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF) ka bërë të ditur se të shtunën, më datë 8 mars në të gjitha fushat e Kategorisë Superiore dhe Kategorisë së Parë do të mbahet një minutë heshtje. "Federata Shqiptare e Futbollit shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave të tragjedisë së Farkës. Dhimbja e thellë, për humbjen e njerëzve të dashur, e detyron të gjithë komunitetin e futbollit, që të bashkohet me ngushëllimin e thellë të popullit shqiptar, që mban zi, bashkë me familjet e viktimave", thuhej në deklaratën për shtyp. "Në këtë moment të vështirë për familjarët e tyre, presidenti i FSHF-së, Komiteti Ekzekutiv dhe të gjithë organizmat e futbollit shqiptar sigurojnë se janë pranë tyre, duke ndjerë dhimbjen e thellë për atë që ndodhi. Për këtë arsye është vendosur që në të gjitha ndeshjet e Kampionatit Kombëtar të Kategorisë Superiore dhe të Kategorisë së Parë, ditën e shtunë (datë 08.03.2008) do të mbahet një minutë heshtje, në respekt të viktimave të tragjedisë së liqenit të Farkës".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›