E Diel, 1 Nëntor 2026

Banesat sociale, 8 mijë lekë kësti i kredisë për 800 familje

Qeveria miratoi dje vendi
min për ndërtimin e
banesave sociale për
familjet në nevojë sipas vlerës së
tregut. Vendimi u mor falë marrëveshjes
financiare prej 15 milionë
euro akorduar nga Banka për
Zhvillim të Këshillit të Evropës.
Kredia i hap rrugë ndërtimit të
1150 apartamenteve sociale për
kategori të ndryshme në bashkitë
kryesore të vendit. Nisur nga kjo,
ministri i Financave nënshkroi dje
marrëveshjen për kredi prej 25.3
milionë euro që do t‘i jepen 8
bashkive për zbatimin e projektit
"Ndërtimi i banesave me qëllim
social". Sipas projektit, pas verifikimit
të të ardhurave mujore,
familjet do të kenë mundësi të
marrin shtëpi në kushte financiare
lehtësuese. Kështu, kësti i interesit
për kredinë që do të merret
nga familjet në nevojë parashikohet
të jetë 8 mijë lekë në muaj,
me afat shlyerje 25 vjet. Numri i
familjeve që do të përfitojnë këtë
vit shkon në 800 dhe duhet t‘u
përkasin zonave të Tiranës, Durrësit,
Korçës, Elbasanit, Peshkopisë,
Beratit dhe Kavajës, që janë
dhe bashkitë përfituese të kësaj
kredie. Kushtet me të cilat jepen
fondet janë mjaft lehtësuese për
bashkitë, të cilat marrin përsipër
të shlyejnë vetëm principalin e
kredisë. Interesat dhe komisionet
e tjera të përcaktuara në marrëveshjen
e kredisë do të përballohen
nga Ministria e Financave.
Ndërkohë për disa bashki, të cilat
janë me aftësi të pamjaftueshme
financiare, si Bashkia e Elbasanit,
Fierit, Kavajës, Beratit dhe
Peshkopisë, Qeveria Qendrore
merr pjesë edhe në financimin e
kostos lokale të projektit (përjashtuar
TVSH).
Tregu
Banesat që do ndërtohen në
tre vitet e ardhshme duhet t‘i referohen
çmimit të tregut sipas
udhëzimit të miratuar dje nga
Këshilli i Ministrave. Banesat me
kosto të ulët, si rregull, do të blihen
në qytete, ku çmimi ? shitblerjes
së tyre në treg është më ?
ulët ose ? barabartë me koston e
ndërtimit të banesave nga shteti.
Brenda kufirit të përcaktuar në
udhëzim, çdo bashki miraton një
çmim mesatar për zona të ndryshme
të qytetit, sipas metodologjisë
së miratuar prej tyre. Me
disponimin e fondeve për blerjen
e banesave, me kosto të ulët,
në treg, subjekti, ? cili zbaton programin,
përcakton numrin dhe
strukturën e apartamenteve, që
mund të blihen, si dhe njofton
personat, e miratuar me vendim
të Këshillit Bashkiak, për t‘u trajtuar
me banesë me kosto të ulët,
për ta gjetur banesën në treg, sipas
çmimit kufi. Personit të njoftuar
? lihen jo më shumë se 3
muaj kohë për të gjetur banesën
në treg. Për arsye të motivuara,
ky afat mund të shtyhet edhe tre
muaj të tjerë. Pas skadimit të
këtij afati, strukturat, që zbatojnë
programin, shpallin
njoftim publik për blerjen e
apartamenteve në treg. Njoftimi
bëhet nëpërmjet mjeteve të
informimit publik, të paktën në
dy prej të përditshmeve, me tirazh
më të lartë, për 15 ditë kalendarike.
Banesa mbetet në pronësi të
subjektit financues deri në shlyerjen
e plotë të vlerës së saj nga
përfituesi, ndërsa mënyra e shlyerjes
së vlerës së banesës përcaktohet
nga subjekti, që ka financuar
blerjen e banesave në treg.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›