Shqipëria, transit për 10 mld m³/s gaz
Grupi zviceran EGL është bashkuar me kompaninë nor
vegjeze "Statoil Hydro ASA" për ndërtimin e gazsjellësit,
i cili parashikon të kalojë përmes Shqipërisë nga
Greqia. Linja e gazsjellësit do të hapë një korridor dhe
treg të gazit natyror nga Deti Kaspik dhe Lindja e Mesme,
drejt rajonit të Evropës. Sipas agjencisë së lajmeve
në Ankara, linja e gazsjellësit TAP, me gjatësi 520 kilometra,
do të transportojë gazin natyror me rrugë nga Greqia
dhe Shqipëria dhe përmes detit Adriatik, drejt Italisë, në
jugperëndim të Pulias për të kaluar drejt Evropës më tej.
Në këtë pjesë detare, TAP do të ketë një gjatësi prej 115
kilometrash për rreth 10 miliardë metra kub në vit. Projekti
TAP pritet të bëhet operacional më parë se viti 2011,
në varësi të nevojave të dërgesave të gazit. Zbatimi i projektit
TAP është subjekt i finalizimit të vendimit për investim,
i planifikuar në mes të vitit 2009. Grupi EGL, që ka
nisur projektin, vlerëson koston prej rreth 1,5 miliardë euro
për ndërtimin e linjave transportuese të gazit.