Bardhezinjtë, pranë akordit me Flaminin
Skuadra e Juventusit duket se është shumë pranë afrimit të një tjetër lojtari cilësor me parametër zero. Pas sigurimit të mbrojtësit suedez, Olof Mellberg, bardhezinjtë po kërkojnë një tjetër lojtar nga kampionati anglez, mesfushorin francez Flamini të Arsenalit. Lojtarit i përfundon kontrata në qershorin e vitit 2008 dhe mund të nënshkruajë parakontratë me cilindo klub që më 1 janar. Ai ka refuzuar rinovimin me "topçinjtë", pasi e ka cilësuar shumë të ulët ofertën që i është bërë. "Jam i lumtur këtu, por në janar do të jem një lojtar i lirë për të bërë zgjedhjen time dhe do të shohim atë që mund të ndodhë. Tani për tani jam i përqendruar vetëm te ndeshjet e vështira që më presin në fundin e dhjetorit", u shpreh ai për mediat franceze. Flamini ka shpërthyer në këtë sezon, duke i marrë postin e titullarit Xhilberto Silvës.