E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha me Lavrov: Pse Kosova duhet e pavarur

 

Ministri i Jashtëm, Lulzim Basha, gjatë vizitës së tij në SHBA, në kuadër të ndjekjes së punimeve të Asamblesë së 63-të të OKB-së është takuar me homologun e tij rus, Sergei Lavrov. Zyra e shtypit e MPJ-së bën të ditur se kryediplomati shqiptar gjatë takimit  me Lavrov u diskutua mbi marrëdhëniet dypalëshe, zhvillimet në  rajonin e Evropës Juglindore, situatën në Gjeorgji dhe në rajonin e Detit të Zi. Ministri Basha theksoi gjatë takimit se zhvillimet në Kosovë demonstrojnë se shpallja e pavarësisë i shërbeu paqes dhe demokracisë në rajon. Ai nënvizoi gjakftohtësinë dhe moderacionin  që karakterizoi qeverinë e Kosovës përballë sfidave pas shpalljes së pavarësisë, dhe u shpreh se Kosova do të jetë faktor paqe dhe stabiliteti në Evropën Juglindore. Duke theksuar natyrën unike të Kosovës, ministri Basha u shpreh kundër çdo paralelizmi me Kosovën dhe procesin e pavarësimit të saj. Ministri Basha u  takua gjithashtu  me ministrin e Jashtëm çek, Karel Schëarzenberg. Çekia pritet të marrë presidencën e BE-së në janar 2009 për një periudhë 6-mujore, ku prioritet do të jetë Ballkani Perëndimor dhe Shqipëria. Marrëdhëniet bilaterale dhe ratifikimi i protokolleve të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, ishin temat e diskutimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›