E Diel, 1 Nëntor 2026

Pakujdesia, përplaset boti i gazit

 

FIER - Për pak sa nuk ka përfunduar në tragjedi një aksident i ndodhur mesditën e djeshme në aksin nacional Fier-Patos, pikërisht në fshatin Portëz. Një autobot që transportonte gaz të lëngshëm, pasi ka dalë nga pika e karburantit aty pranë është përplasur fuqishëm me një makinë tip "Mercedes Benz". Pasojat e aksidentit nuk kanë qenë të mëdha, pasi automjeti tip "Benz" me targa të fierit FR 0165 C është përplasur në pjesën e përparme të autobotit, duke evituar impaktin fatal me pjesën në të cilën depozitohej gazi. Vetë drejtuesi i automjetit tip "Benz" 42- vjeçari me inicialet A.F., është shprehur se në momentin kur ka ndodhur përplasja ka qenë me shpejtësi jo shumë të madhe, dhe kjo ka bërë që aksidenti të mos kishte pasoja shumë të rënda. Sipas tij, faji për përplasjen ka qenë i autobotit që doli me shpejtësi.                                          m.r

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›