E Diel, 1 Nëntor 2026

Qytetit i vendoset Sahati

 

KUKES - Investimi i vetë qytetarëve vendos Kukësit sahatin në mes të qytetit. Një rikthim të vlerave të qytetit e kanë cilësuar banorët veprën e realizuar falë iniciativës së Asim Çengut, me mbështetjen dhe të qytetarëve që jetojnë në Kukës dhe ata në emigracion. Prej pak ditësh, ora e madhe është vendosur në zonën pas TV Kukësit, duke u shndërruar jo vetëm në një vlerë të domosdoshme, por në një simbol për qendrën e qytetit. Që nga shek. XVII, kur filluan të lulëzojnë qytetet mesjetare shqiptare, u bënë të njohura orët e qytetit e kulla e sahatit në Elbasan, Prizren, Krujë, Berat, Shkodër etj. Ndërsa në shek. XVIII në Tiranë, Durrës, Prishtinë, Korçë, Pejë etj. Në Kukës ajo u ndërtua në sajë të përkushtimit të Çengut, i cili pohon se këtë vepër e ka pasur amanet nga prindërit e tij. Brenda 6 viteve ai hartoi planin urbanistik dhe bashkia e mbështeti projektin, kurse për realizimin konkret ndihmuan dhe inxhinierë të qytetit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›