E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndihmë financiare për minatorin Njazi Alliu

Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta ka akorduar një ndihmë të menjëhershme financiare, në masën 1 milion lekë të reja për familjen e minatorit Njazi Alliu, që humbi jetën pak ditë më parë në minierën e Bulqizës. Kjo ndihmë është miratuar dje me vendim të Këshillit të Ministrave. Kjo ndihmë i shkon familjes Alliu, për përballimin e kësaj situate. Efektet financiare për zbatimin e këtij projektvendimi do të përballohen nga fondet e programeve të MPÇSSHB për vitin 2008. Kryeministri Berisha në mesazhin e ngushëllimit ndaj humbjes së jetës së minatorit Alliu ka bërë me dije se qeveria do të akordojë një fond të veçantë për minatorin e vdekur. Fondi do të përballohet nga buxheti і vitit 2008, grupi 25, titulli 10430, kapitulli 1, artikulli 606, "Transferta të brendshme", miratuar për Ministrinë e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta. Kryeministri Berisha ka ngarkuar Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta për zbatimin e këtij vendimi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›