Bekenbauer dyshon te Jurgen Klinsman
Presidenti i Bajernit të Mynihut, Franc Bekenbauer, ka pranuar publikisht se është i shqetësuar që pasardhësi i trajnerit Otmar Hitcfeld do të jetë Jurgen Klinsman. Për herë të parë ai ka folur me skepticizëm rreth kësaj zgjedhjeje: "Shpresoj vetëm që ai t‘i përmbushë dy vitet në kontratë", tha Bekenbauer. "Kjo është një eksperiencë e re për Klinsman. Ai duhet të ketë parasysh se të drejtosh një ekip klubi është ndryshe nga drejtimi i ekipit kombëtar".