E Diel, 1 Nëntor 2026

Deportivo La Korunja pas Gjasulës

Mesfushori, Jurgen Gjasula, që aktualisht luan në radhët e St. Galen në Zvicër, ka tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave të njohura evropiane. Së fundmi, për shërbimet e shqiptarit me pasaportë gjermane është interesuar edhe skuadra e Primera Division, Deportivo La Korunja. Këtë e ka konfirmuar edhe menaxheri i futbollistit, Agron Krasniqi. "Ka disa skuadra që janë të interesuara për Jurgenin, mes të cilave edhe "Deportivo La Korunja", tha ai për kosovaren "Express". Përveç iberikëve, për lojtarin e lindur në Tiranë interesohet edhe Lacio, si dhe një ekip nga Premiershipi, emrin e të cilit menaxheri Krasniqi nuk ka preferuar ta zbulojë. Në anën tjetër, Gjasula pohon se pas përfundimit të këtij sezoni, me 99 për qind do të largohet nga St. Gallen, skuadër me të cilën ka kontratë deri në qershor të këtij viti. "Në fund të sezonit, sipas të gjitha gjasave, do të largohem nga St Gallen. Ka disa skuadra që janë të interesuara për shërbimet e mia dhe për këtë po merret menaxheri im", tha mesfushori.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›