E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapiten Maldini përkëdhel Paton

Paolo Maldini mendon se Milani ka zhvilluar një ndeshje shumë të mirë përballë Xhenoas dhe fitorja ishte e merituar. Skuadra e Ançelotit ka vuajtur mungesën e hapësirave, megjithatë dy golat e Aleksandre Patos kanë sjellë 3 pikët e radhës. "Pato është një sulmues i mirëfilltë, pohoi Maldini për brazilianin. Është ende i ri dhe duhet të formojë karakteristikat e lojës së tij. Gjithsesi, ka talent, shpejtësi, personalitet dhe kam vënë re se qëndron i qetë dhe nuk e vuan presionin e jashtëm".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›