E Diel, 1 Nëntor 2026

Bogdani, më i mirë se Tristan

Pas golit të shënuar të dielën kundër Juventusit, mediat italiane e kanë kthyer vëmendjen nga Erjon Bogdanin. Prej shumë javësh sulmuesi shqiptar ka qëndruar në stol, si zëvendësues i spanjollit Diego Tristan, por dyshimet rreth zgjedhjes së trajnerit Kamolese kanë filluar. "Livorno ka humbur dy gola të sigurt dhe rrjeta e shënuar në minutat e fundit nga Bogdani rezultoi e pavlerë. Një shënim për Kamolesen: shqiptari është dhjetë herë më i mirë se Tristan", ishte komenti i mediave italiane, të cilat vazhdonin "është e çuditshme që trajneri vazhdon të preferojë si shok reparti me Tavanon, lojtarin spanjoll". Nga ana e tij, trajneri Kamolese e ka vlerësuar golin e sulmuesit kuqezi: "A është më i mirë Bogdani se Tristan? Kam nevojë për të gjithë dhe duhet të zgjedh lojtarët që janë më shumë në formë. Bogdani luajti mirë, e kërkonte prej kohësh këtë rrjetë. Mendoj se shqiptari do të jetë ‘një armë më shumë‘ për Livornon në fund të kampionatit, ku objektivi është të mbijetojmë".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›