E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria, një hap mbrapa në renditjen e FIFA-s

Kombëtarja shqiptare ka humbur një vend në renditjen zyrtare të publikuar nga FIFA. Sipas përllogaritjes së koeficienteve, për këtë muaj skuadra e drejtuar nga Ari Han renditet e 74-ta (muaji shkurt ishte mbyllur me kuqezinjtë në vendin e 73). Megjithatë, pozicionimi real i përfaqësueses do të mësohet vetëm në prill 2008 dhe do të bazohet në rezultatet që skuadra do të arrijë në miqësoret e planifikuara në fund të muajit mars. Më datën 21 Shqipëria do të zhvillojë një ndeshje jozyrtare me kombëtaren e Arabisë Saudite, ndërsa 5 ditë më vonë, tekniku Han do të ketë në dispozicion kombëtaren "A", për miqësoren që do të luhet në Tiraspol me Moldavinë. Nga kundërshtaret e Shqipërisë në Grupin 1 eliminator të Botërorit 2010, Portugalia pozicionohet më lartë: skuadra e Skolarit renditet e teta. Pas saj vijnë Suedia (24), Danimarka (33) dhe Hungaria (51). Vetëm Malta pozicionohet poshtë kuqezinjve, në vendin e 134-t.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›