Benzema, ofertë prej 70 mln euro
Mediat angleze kanë publikuar lajmin e bujshëm se Olimpiku i Lionit ka marrë një ofertë prej 70 milionë eurosh për shitjen e sulmuesit Karim Benzema. Sipas tyre, ka qenë vetë presidenti Aulas që e ka konfirmuar një shumë të tillë marramendëse, por duke saktësuar se vazhdojnë bisedimet për zgjatjen e kontratës së lojtarit. Mediat angleze janë të bindura se i vetmi klub që mund të bëjë një çmenduri të tillë financiare është Çelsi, pasi Roman Abramoviç po mendon gjithnjë e më shumë për një zëvendësues të Didier Drogba.