Lojtarët vjedhin dy kameriere
Dy lojtarë të Sauthemptonit dhe tre shokë të tyre janë filmuar nga kamerat e sigurisë së një lokali ndërsa vidhnin nga çantat dhe palltot e kameriereve, të cilat deri pak çaste më parë po u shërbenin. Bredli Rajt-Filips, Natan Dajer dhe tre shokë të tyre, kanë marrë nga çantat e kameriereve 145 stërlina dhe tre celularë, një akt i turpshëm për futbollistë që marrin në ditë aq sa këto kameriere fitonin gjatë të gjithë muajit. Drejtuesit e lokalit kanë vendosur të publikojnë gjithçka në media, pasi Sauthemptoni nuk mori asnjë masë për dëmshpërblimin e punonjëseve.