E Diel, 1 Nëntor 2026

Benzema preferon Italinë dhe Spanjën

Sulmuesi i Lionit, Karim Benzema, ka hedhur poshtë zërat për një kalim te Mançester Junajtid, duke deklaruar se preferon më shumë Italinë apo Spanjën. "Më pëlqejnë më shumë kampionati spanjoll dhe ai italian. Premier Liga nuk më tërheq aq shumë. Megjithëse aty ka skuadra të mëdha, nuk më pëlqen mënyra e lojës. Më pëlqen më shumë Spanja, pasi luhet futboll i bukur. Ekipi im i preferuar është Barcelona, pasi atje luhet me një pasim. Italia ka futboll taktik, shumë më i vështirë për të shpërthyer", tha Benzema.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›