E Diel, 1 Nëntor 2026

Kamoranezi, gjobë për faullin 13-vjeçar

Mauro German Kamoranezi do të paguajë një gjobë prej 45 mijë eurosh për një faull që ka kryer 13 vjet më parë. Këtë e ka vendosur një gjykatë argjentinase në Mar Del Plata, e cila ka bërë të ditur se futbollisti i Juventusit duhet t‘ia paguajë këtë gjobë si dëmshpërblim Havier Picos. Ky i fundit është detyruar të tërhiqet nga futbolli pas faullit të Kamoranezit në vitin 1994, gjatë ndeshjes derbi mes Aldosivi dhe Alvarado, pasi dëmtoi ligamentet, meniskun dhe tendinin e gjurit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›