Berat, Aksidenti plagosen 7 persona
Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm, ku kanë ngelur të plagosur shtatë persona, mes të cilëve në gjendje të rëndë drejtuesi i njërit prej mjeteve. Mjeti tip "Ford" me targa të Durrësit, DR 2026 D që drejtohej nga Agron Bega, mësohet se është përplasur me mjetin tip "Benz" me targa BR 1318 B që drejtohej nga Besnik Serdari. Dy mjetet që udhëtonin në drejtim të kundërt mësohet se janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë e kësaj përplasjeje kanë ngelur të plagosur; Agron Bega, 40 vjeç, drejtuesi i mjetit me targa të Durrësit, banor i qytetit të Beratit, Fabjon Hysi, 20 vjeç, po banor i Beratit, Erjon Këmbaci, 21 vjeç, gjithashtu nga Berati dhe Bardhyl Binjaku, 45 vjeç, banor i fshatit Moravë, Besnik Serdari, 40 vjeç, drejtuesi i mjetit me targa të qytetit të Beratit po nga vend dhe dy persona të tjerë të cilët nuk kanë pasur dëmtime serioze.