E Diel, 1 Nëntor 2026

Pas David Vijës, synohet Kanizares

Në pritje për të mësuar më shumë rreth dëmtimit të Çeh (gjendja e të cilit është më e mirë nga sa mendohej), Çelsi ka filluar kontaktet me Valencian për portierin Santiago Kanizares. Nëse "gardiani" çek do të mungojë për shumë kohë, 38-vjeçari mund ta zëvendësojë që prej muajit janar. Dy klubet janë në bisedime edhe për sulmuesin David Vija, që sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Spanja. Për të interesohet edhe Totenhemi, i drejtuar nga Huande Ramos.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›