Skandalet në Festivalin e RTSH-së, Mero Baze jep dorëheqjen nga Këshilli Drejtues
"Prehet" koka e parë pas skandalit të shpërthyer me çmimet në festivalin e fundit në RTSH. Në fakt është një "vetëprerje". Mero Baze, një ndër anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH-së dha dje dorëheqjen. Ai e kishte paralajmëruar edhe më parë këtë akt, nëpërmjet disa shkrimeve e komenteve në ditët e nxehta, teksa shpërthyen akuza të ndërsjella lidhur me çmimin e parë dhe të dytë. Në tekstin e dorëheqjes, publicisti Baze është treguar i prerë në vendimin e tij dhe tejet konkret. Akti i tij pason atë të Fatos Lubonjës, në fillimet e formimit të Këshillit Drejtues, i cili dha dorëheqjen, por jo për të njëjtat arsye.