E Diel, 1 Nëntor 2026

OSBE e BE: Të rishikohet ligji për të dhënat

Me rastin e Ditës së Mbrojtjes së të Dhënave, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, Delegacioni i Komisionit Evropian dhe Këshilli i Evropës në Shqipëri theksuan së bashku rëndësinë e një sistemi për mbrojtjen e të dhënave, i cili plotëson standardet evropiane.

"Projekti parashikon arritjen e përputhshmërisë së ligjit ekzistues për mbrojtjen e të dhënave personale me acquis communautaire dhe Konventën e Këshillit të Evropës për mbrojtjen e të dhënave personale", tha Hubert Petit, i ngarkuari me punë i Delegacionit të Komisionit Evropian në Shqipëri. Kryetari i Prezencës së OSBE-së, ambasadori Robert Bosch, shtoi se "Kuvendi duhet të bëjë një rishikim efikas të projektligjit dhe ta miratojë atë për të garantuar trajtimin e çështjeve të privatësisë, para se të fillojë të funksionojë sistemi i kompjuterizuar i gjendjes civile".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›