Berisha, 24 dite larg Shqiperise
Një tjetër vrasje është shënuar dje, pas vrasjes së dyfishtë të ndodhur në një fshat të Velipojës. Ngjarja tjetër ka ndodhur në Rubik, ku David Përlala 33 vjeç është qëlluar për vdekje në lagjen e re të këtij qyteti teksa ka qenë në prani të vëllait të tij. Nga persona të ndodhur në momentin e vrasjes, i riu është dërguar menjëherë në spitalin e Rrëshenit, por sipas mjekëve ai ka dhënë shpirt rrugës duke mos pasur mundësi që të merrte ndihmën e parë nga bluzat e bardha. Pak minuta pas ngjarjes uniformat blu kanë bërë të mundur dhe identifikimin e autorit të kësaj ngjarje i cili është Fatmir Tuci. Sipas burimeve të policisë ngjarja e rëndë ndodhi për motive banale, pas një zënke që ka pasur mes dy të rinjve. Menjëherë pas ngjarjes policia lokale ka bërë të mundur dhe ngritjen e një sërë postblloqesh për kapjen e autorit të kësaj vrasjeje. Tashmë autori është shpallur në kërkim dhe fotoja e tij është shpërndarë në të gjitha komisariatet dhe në pikat e kalimit kufitar.
Takimi me Papa Benediktin
Kryeministri Berisha është takuar me Atin e Shenjtë më 21 shtator, i cili ka pranuar ftesën për të vizituar Shqipërinë së shpejti. Papa Benedikti është Papa i dytë që pritet të vizitojë Shqipërisë në një hark kohor prej 15 vjetësh, për të dhënë mesazhin e paqes, të cilin e ka përcjellë në shumë vende të botës
Takimi me Bill Klinton
Kryeministri Berisha takon në Nju-Jork ish-presidentin amerikan, Bill Klinton, dhe Kryeministrin italian, Romano Prodi. Takimi mes kreut të qeverisë shqiptare dhe ish-numrit një të SHBA-së, u zhvillua gjatë vizitës që Kryeministri Berisha bëri pranë organizatës "Klinton" në Nju-Jork.
detaje
Berisha "ia mbledh" Serbisë
Berisha replikon me përfaqësuesin e qeverisë serbe në Samitin e krerëve të Evropës Qendrore, në Sofje, Bullgari, lidhur me çështjen e statusit të Kosovës. Pasi zv/kryeministri serb, Bozdar Djeliç, e konsideroi qëndrimin e Shqipërisë si ndërhyrje në punët e brendshme të një shteti fqinj, Berisha u përgjigj se të drejtat e popujve të kolonizuar nuk janë dhe nuk mund të jenë një çështje vetëm e brendshme, por duhen zgjidhur në frymën e ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në rajon dhe në bashkëpunim me komunitetin ndërkombëtar.